Kërkohet paraburgim ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e 18 vjeçares në Ferizaj

TË FUNDIT

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka informuar se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të pandehurit Dardan Krivaqa për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri D.K., më 22 Gusht 2021, ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tashmë të ndjerës M.O., me çka në bashkëkryerje kryen veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.4 dhe 1.8 me nenin 31 të Kodit  Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).”, ka informuar Prokuroria.

I pandehuri Dardan Krivaqa, me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh. Ndërsa, të dyshuarit tjetër për këtë vrasje, Arbër Sejdiut dje i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh./21Media