Kërkohet dorëheqja e ministrit të Shëndetësisë të Bullgarisë

TË FUNDIT

Partia socialiste bullgare ka bërë të ditur se ministri i Shëndetësisë në qeverinë e përkohshme, Stojço Kacarov nuk gjendet mirë në funksion dhe doemos të japë dorëheqje.

Sipas Kornelia Ninovës, njofton korrespondenti i MIA-s në Sofje, vaksinimi është akt vullnetar dhe secili që dëshiron mund ta bëjë këtë. Vaksina do të ndihmojë të kufizohet përhapja e sëmundjes dhe të shpëtohet jetë. Njëherësh, sipas Ninovës nuk duhet të kufizohen të drejtat kushtetuese të qytetarëve të Bullgarisë. Vendosja e qeverisë teknike në Bullgari e “certifikatës së gjelbër” në këtë mënyrë është e papranueshme dhe nuk funksionon”, theksohet në qëndrimin e Byrosë ekzekutive të PSB-së.

Udhëheqësia e partisë konsideron se këto masa praktikohen në vendet evropiane ku një përqindje e madhe e popullatës është vaksinuar, por nuk janë të zbatueshme për Bullgarinë.