Kërkesa për Kuvend dydhomësh, Mickoski: Federalizim i Maqedonisë, nuk na duhet një shtet jofunksional si Bosnja

TË FUNDIT

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot sërish ka komentuar kërkesën e partive politike shqiptare që të hiqet termi 20% nga Kushtetuta, që i referohet gjuhës shqipe, përcjell TV21. Mickoski thotë se është i gatshëm që të bisedojë për ndryshimin e këtij numri me numër tjetër, ndërsa reagimin e disa partive politike shqiptare se në rast se hiqet Balancuesi dhe Badenteri, atëherë duhet të flitet për Kuvend dydhomës, Mickoski e quajti përpjekje për federalizmi të shtetit.

“Më e tmerrshme ishte atë që e thanë si shpjegim shtesë përfaqësuesit dhe liderët e partive politike shqiptare, e kjo është formimi i Kuvendit dy dhomësh, që de facto dhe de jure do thoshte federalizmi. Mendoj se kjo është një hap shumë i gabueshëm, respektivisht shkatërrim i karakterit unitar të Maqedonisë, sepse mendoj se as Evropës dhe as Botës nuk i duhet një Bosnje tjetër në Ballkan, edhe një shtet tjetër jofunksional. Një tashmë e kemi, është Bosnja”, tha Mickoski.