Kërçovë, SHMK “Drita” me njoftim deri te nxënësit për mbështetje financiare të njëfishtë

TË FUNDIT

SHMK “Drita” në Kërçovë ka informuar se më së voni deri më 17 gusht nxënësit  të cilët kanë mbi 16 vjet dhe janë nga familjet me të ardhura të ulëta, mund të aplikojnë  për ndarje të mbështetjes financiare të njëfishtë në vlerë prej 3.000 denarë për blerje të materialit shkollor.

Në njoftim shpjegohet se mbështetja financiare për blerje të  materialit shkollor u ndahen nxënësve  të cilët janë shtetas të RMV-së, të regjistruar si nxënës të rregullt në shkollat e mesme publike në vend në vitin shkollor 2020/2021, më të mëdhenj se 16 vjet nga dita e hyrjes në fuqi të këtij dekreti me fuqi ligjore dhe janë anëtarë të familjeve në të cilat të ardhurat mujore mesatare sipas të gjitha bazave  për vitin 2019  nuk janë më të larta nga  neto paga  e paguar  për punëtor në muajin mars të vitit 2020, të publikuar nga Enti shtetëror për statistikë, në pajtim me evidentimin e Drejtorisë për të Ardhura Publike. 

www.digjitalizohu.mon.gov.mk

http://mon.gov.mk/content/?id=3270