Gazetari me përvojë shumëvjeçare Branko Geroski shkoi në selinë e LSDM-së për tu ballafaquar me kërcënuesin e Facebook-ut i cili i ka shkruar se do të përfundojë në Lumin Vardar dhe se duhet të ketë kujdes se çfarë shkruan. Kërcënuesi i kishte thënë se po punon si sigurim në LSDM. Por Geroski nuk e gjeti në Bihaçka. Partia tha se personi Borçe Ginoski nuk punon fare në LSDM. Geroski po pranon një sërë kërcënimesh në rrugë por ky kërcënim është i llojit të parë më shkrim.
“Nuk dihet nëse ai është anëtar i partisë deri në këtë moment. Unë mora përgjigjen që kisha të patjetërsueshme ta marrë që ta vërtetoj se kush po qëndron pas kësaj kauze dhe kush ka nevoj që mua të më kërcënohet. Mora garanci që LSDM-ja nuk qëndron pas veprimeve të tilla nga individë. Dhe tani mbetet për mua nëse unë do ta raportoj rastin në polici”, deklaroi Branko Geroski, gazetar.
Kostadin Kostadinov zëdhënës i LSDM-së tha se ndëshkon ashpër të gjitha kërcënimët që u bëhet gazetarëve dhe mendimit të lirë. Në pyteje se çfarë kanë ndërmarrë për kërcënimet ndaj ekipit të TV21 nga aktivistë të Haraçinës, zëdhënësi u përgjigj:
“Me sa di unë, ne do të fillojmë të formojmë një organizatë komunale në Komunën e Haraçinës. Kështu që në bazë të anëtarësimit nuk e di a janë këta njerëz anëtarë. Por sigurisht, pavarësisht nëse është nga mbështetës apo anëtarë, ne i dënojmë ashpër çfarëdo lloj përpjekjesh apo sulmi ndaj gazetarëve”, tha Kostadin Kostadinov, zëdhënës I LSDM-së.
Para dy muajve ekipi i TV21 u ballafaqua me kërcënimë nga zyrtarët e Komunës së Haraçinës. Nën kërcënim të “thyerjes së kamerës”, frikësim të gazetarit si dhe urdhër për t’i fshirë deklaratat e qytetarëve, që ishin ankuar për hallet e tyre. Prokuroria për këtë rast ka konstatuar se nuk ka vepër penale për tu dënuar.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
