Kërcënime nga tifozët e Levskit ndaj Shkupit: “Mos ejani në Sofje, këtu nuk do të kaloni mirë”

TË FUNDIT

Klubi i tifozëve të Levski Sofjes i paralajmëruan tifozët e Shkupit që të mos shkojnë në ndeshjen që duhet të luajnë dy skuadrat në kuadër të raundit të dytë kualifikues në ligën e Konferencës së UEFA-së, përcjell TV21.  Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale thuhet se tifozët nga Maqedonia “nuk do të kalojnë mirë në Sofje” dhe i paralajmërojnë të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit të Bullgarisë. Më tej ata iu drejtohen edhe më ashpër tifozëve të Shkupit dhe thonë se presin që te to të mbizotërojë arsyeja.