Policia financiare ka parashtruar padi penale kundër 11 personave fizik dhe 14 personave juridik, të cilin nga 1 janari i vitit 2015 deri më 10 tetor të 2019-s në mënyrë të jashtëligjshme kanë artiru pasuri në vlerë prej 146 milionë e 770 mijë e 172 denarë, njoftuan nga drejtoria për polici financiare.
Deri te Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Drejtoria ka parashtruar kallëzim penal kundër personave I. GJ., O.M. – udhëheqës i sektorit të financave dhe kontabilitetit dhe T.M. udhëheqës i Sektorit për gjykatës dhe gjykim, të gjithë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, si dhe i Gj.Ç. pronar dhe udhëheqës i subjektit juridik “Mason Inzhinering Shkup”, N.Ll. pronar dhe udhëheqës i subjektit juridik “Sef Kompani”, S.T. pronar dhe udhëheqës i subjektit juridik “Usjepor”, K.A. në rolin e personit të autorizuar në subjektin juridik “Km Emona”, E.N. inxhinier ndërtimor në kompaninë “Ballkan Konsalting”, I.T. pronar dhe udhëheqës i subjektit juridik “Biro Kopirs Irina” dhe “Print Primus”, I.T. pronar dhe udhëheqës i subjektit juridik “Oli-Veti kopirs”, I.P. nga “Idiomas”, J.D. nga “Sportiko”, I.SH. nga “Borografika”, S.S. nga “Elit Travel” dhe kundër të gjithë subjekteve juridike.
Personat fizik dhe personat juridik apo kompanitë dyshohen se kanë kryer larje parash, keqpërdorim të autorizimit zyrtar, se kanë punuar në mënyrë joadekuate, si mashtrim, falsifikim dhe shkatërrim të dokumenteve. Sipas Policisë financiare, me fatura fiktive për shitje të mallrave dhe shërbimeve në FFM, personat kanë arritur pasuri të jashtëligjshme.