Këngëtarja Egli Tako ka probleme shëndetësore!

TË FUNDIT

Këngëtarja Egli Tako ka bërë të ditur se ka probleme shëndetësore, që si pasojë, ka vendosur të largohet edhe nga gara e reality show ku po qëndronte për disa muaj, përcjell TV21.

Egli Tako ka ndërprerë përfundimisht garën dhe ka hequr dorë nga çmimi i madh i kësaj gare, dhe kjo ka ndodhur për shkak të gjendjes së saj shëndetësore, pasi ajo nuk është ndier mirë gjatë ditëve të fundit.

Shkaku i këtyre zhvillimeve ka qenë një debat emocional me këngëtarin Gjesti, i cili poashtu është pjesë e këtij reality show. Egli është shprehur se kjo situatë e ka lënë atë në një gjendje të rënduar emocionale.

‘Egli u uron suksese të gjithëve’ ishte mesazhi i fuqishëm i saj që e dha përkundër situatës shëndetësore dhe përkundër gjërave që i kanë bërë banorët asaj gjatë lojës në BBVA.