Kënga “One Kiss” e Dua Lipës po behet himni i ri i Liverpool

TË FUNDIT

Kënga “One Kiss” tashmë po shndërrohet në himnin e Liverpool nga fansat e klubit anglez të futbollit, shkruan TV21. Kjo posaçërisht pas triumfit që klubi kishte ndaj Chelsea të dielën.

Gjithçka filloi në Kiev, kur Dua Lipa u angazhua për performancë para finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2018. Që atëherë, fansat e ekipit të Jurgen Klopp e kanë shoqëruar suksesin me këtë këngë.

Dua Lipa tani ka reaguar ndaj interpretimit të fundit të këngës nga adhuruesit e ekipit Liverpool, duke shpërndarë një klip nga fusha në Instagram me mbishkrimin “Himni i djelmoshave”.

Burimi: thisisanfild.com