Kemi Ministër të Arsimit shqiptar, por s’kemi shkolla, thotë Zejdi nga koalicioni “Tash është koha”

TË FUNDIT

Ka ardhur koha që shqiptarët të bëjnë dallimin mes ëndrrave dhe ankthit, thotë kandidati për deputet i koalicionit “Tash është koha”, Skender Rexhepi Zejd, duke komentuar idenë e BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Duke folur në Debatin Zgjedhor në TV21, ai tha se ideja për një post të caktuar nuk i zgjidh hallet që kanë shqiptarët në vend, përkundrazi shtoi se këto ide vetëm e shuajnë egon e ndonjë individi ose të BDI-së në këtë rast, siç tha, për defokusimin e shqiptarëve nga problemet reale.

“Nuk është problem posti sepse ne kemi Ministër të Arsimit i cili është shqiptar, ndërsa shkollat shqipe janë nën çdo nivel të standardeve. Kemi Ministër të Arsimit shqiptar megjithatë Kumanova ka mungesë të gjimnazit, në Vizbeg nuk ka shkollë. Kemi Ministër të Arsimit ndërsa shqiptarët në Idrizovë, Çashtë e Manastir nuk mund të mësojnë shqip, edhe pse e kanë të drejtë të garantuar në Kushtetutë” tha Zejdi, duke shtuar se nuk është e rëndësishme përkatësia etnike e individit, por qasja që ka ai ndaj shqiptarëve./TV21

Ministrin e Arsimit e kemi shqiptar, por nuk kemi shkolla! Postet nuk i zgjidhin hallet e shqiptarëve, thotë kandidati për deputet #SkenderRexhepi

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 2. Juli 2020