Kedira ka biseduar me Ançelotin për transferim në Everton

TË FUNDIT

Mesfushori i Juventusit, Sami Kedira mund të vazhdojë karrierën e tij në Angli, shkruan “Dejli Miror”.

Sipas burimit, gjermani 33-vjeçar ka biseduar me trajnerin e Evertonit, Karlo Ançeloti për një transferim të mundshëm në klubin anglez.

Eksperti italian njihet me mesfushorin që nga koja kur punonte në Real Madrid.

Kedira nuk ka luajtur asnjë lojë për Juventusin këtë sezon. Kontrata e tij me klubin zgjat deri në verën e vitit 2021.

Transfermarkt.com e vlerëson vlerën e lojtarit në katër milionë euro.