Kë zgjedh Zeka, Thaçin apo Haradinajn?

TË FUNDIT

Për bukuri Thaçin, për besueshmëri Haradinajn

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Milaim Zeka sot ishte i ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21.

Zeka krahas që shpalosi detaje të pathëna më parë për jetën private, ai gjithashtu foli edhe për politikë, ku ndër të tjera tha që i beson më shumë Ramush Haradinajt se sa Hashim Thaçit.

“Kafe pi me të dytë. Për më i bukur normal që është Hashimi, po është problemi që në qoftë se më pyet se kujt i besoj më shumë, domethënë në relacion privat, e zgjedhi për besueshmëri edhe korrektësi personale me njerëz, e zgjedhi Ramushin”, tha Zeka./21Media