KE: Refuzimi për shkak të fesë, diskriminim i hapur

TË FUNDIT

Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe të Kombeve të Bashkuara kanë reaguar ndaj deklaratave të Sllovakisë, e cila ka thënë se do të ofrojë azil vetëm për 200 sirianë të krishterë. Ministria e Brendshme e Sllokavisë, ka thënë se ky vend ka vendosur të pranojë vetëm të krishterë, sepse “ata kanë potencial të madh për t’u integruar në shoqërinë sllovake, duke shtuar se Sllovakia ka pak myslimanë dhe asnjë xhami. “Refuzimi i refugjatëve për shkak të fesë, është diskriminim i hapur”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland./21Media