Zëdhënsi i BDI-së Bujar Osmani tregon se javën e ka nisur me gjilpërë në dorë. Po sipas asaj që Osmani ka shkruar në statusin e tij në Facebook, gjilpërën nuk po e përdorë vetëm brenda sallës ku kryen operaicione si kirurg, por edhe jashtë sallës.
“Fillim i javës së re me gjilpërë në dorë brenda dhe jashtë sallës së operacionit!”, shkruan Osmani në fotografinë që ka shpërndarë në Facebook në krye të detyrës si kirurg, përcjell TV21.
Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, megjithatë, nuk ka shpjeguar se çka po qep jashtë sallës së operacionit, e nëse kjo fjali ka ndonjë nënkuptim politik./TV21

