KË DO TË PËRFSHIJË “FSHESA” E ZAEVIT? VENDIMI I AHMETIT, “AMIN” PËR MINISTRAT E BDI-së

TË FUNDIT

Zaev dhe Ahmeti do të vendosin se kush dhe cili funksionar do të duhet të largohet nga vendi i punës. Për këtë është paralajmëruar takim mes dy liderëve. Dy ministrat e BDI-së Kreshnik Bekteshi dhe Arbër Ademi njësoj sikur bashkpartiakët e tyre, thonë se për ta, vendos vetëm Ali Ahmeti, nëse do të zëvendësohen ose jo. Megjithatë thonë se ndryshimet kadrvoike që i paralajmëroi Zaev janë të mirëseardhura.

“Sipas thirrjes së kryeministrit Zoran Zaev, me siguri ai do të bisedojë të gjitha gjërat me liderin tonë, të tregoj se ku ka mundur të ketë pengesa në mos realizimin e disa  projekteve,  në cilët sektor ka mangësi dhe atë mënyrë me siguri më pas të vendoset për rikonstruimin eventual në kuadër të Qeverisë RMV-së” theksoi Kreshnik Bekteshi ministër i ekonomisë

“Sigurisht jemi të fokusuar në punën që e bëjmë, maksimalisht jemi të fokusuar në resorin dhe obligimin nga punët që rrjedhin në ministri dhe vazhdojmë me dinamikën e paraparë” u shpreh Arbër Ademi

Pavarësisht fitores së Stevo Pendarovskit, Lidhja Social-Demokrate e kryeministrit Zoran Zaev, ka bërë me dije se nuk është e kënaqur nga rezultati në zgjedhjet presidenciale dhe ka paralajmëruar ndryshime në Qeveri, pushtetin lokal si dhe në administratë. Nënkryetari i LSDM-së Petre Shilegov,  tha se ndryshimet në pushtet do vijnë pas inaugurimit të presidentit të ri.

  “Do të ulemi në periudhën që vjen, të kalojë inaugurimi i presidentit të ri, Stevo Penadarovski dhe formalisht të përfundojnë zgjedhjet, do të bëjmë të gjitha analizat, dhe më pastaj do të sillen të gjitha vendimet politike” theksoi Petre Shilegov, kryetar Qytetit Të Shkupit

Ndryshime të posteve të ministrive pritet të bëhen edhe te Ministria për shoqëri informatike, Ministria e Bujqësisë , Ministria e shëndetësisë, por edhe te Ministria e punëve të jashtme.

PËRGATITI: ZIMER JASHARI