KB: Arrestohet lideri i Al Kaidës për Gadishullin Arabik

TË FUNDIT

Lideri i Al Kaidës në Gadishullin Arabik, Halid Batarfi, u arrestua tetorin e kaluar në Jemen, thuhet në një raport të KB-së të publikuar mbrëmë.

Batarfi, i njohur si Abu Mikdad al-Kindi, “u arrestua në tetor gjatë një operacioni në El Geida me ç’rast u vra zëvendëskomandanti Sada Atef al-Aulaki”, thuhet në dokumentin e KB-së.

Rrjeti i Al Kaidës në Gadishullin Arabik është i përhapur në Jemen, të cilin Uashingtoni e konsideron veçanërisht të rrezikshëm. Detajet se kush e arrestoi Batarfin nuk janë në dispozicion.

Ky është konfirmimi i parë i arrestimit, i cili u publikua në tetor nga SITE, një faqe interneti e specializuar në mbikëqyrjen e organizatave terroriste. Sipas të dhënave jozyrtare të lëshuara nga SITE, arrestimet u bënë nga forcat e sigurimit të Jemenit.

Al Kaeda në Gadishullin Arabik ka marrë përgjegjësinë për disa sulme në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, përfshirë sulmin në 2019 në bazën e Forcave Ajrore të Florida dhe gazetën “Sharl Hebdo” 2015 në Paris. Ajo ka kryer gjithashtu sulme në Jemen kundër rebelëve Huthët dhe forcave qeveritare. MIA