Katolikët në mbarë botën e festojnë Krishtlindjen

TË FUNDIT

Besimtarët katolikë në mbarë botën sot e festojnë Krishtlindjen në atmosferë pak më ndryshe, pa tubime të mëdha familjare për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Festa që e shënon lindjen e Jezusit, 25 dhjetori, sipas Kalendarit gregorian, Krishtlindja është një nga festat më të mëdha krishtere.

Miliona besimtarë ishin të detyruar t’i anulojnë apo kufizojnë festimet në kohën kur shumë vende vendosin kufizime.

Pandemia mori mbi 1,7 milionë jetë, ndërsa një numër i madh i vatrave përkujtojnë se edhe përkundër vaksinimit, jeta nuk do t’i kthehet normalitetit aq shpejtë.

Në Betlehem, vendlindjen e Krishtit, mesha u mbajt ditën e kaluar pa besimtarë dhe u transmetua përmes internetit.

Papa Françesku, gjithashtu, mbajti meshë dje në pjesën e pasme të bazilikës së Shën Pjetrit, ku morën pjesë më pak se njëqind njerëz, së bashku me disa kardinalë dhe peshkopë. Në rrethana normale, mesha mbahet në pjesën kryesore të bazilikës, kur ka zakonisht 10.000 njerëz.

Papa sot do të lexojë edhe porosinë “Urbi et Orbi” nga salla brenda në Vatikan, në vend se nga ballkoni në sheshin e Shën Pjetrit, kur zakonisht tubohen dhjetëra mijëra njerëz.

Në Evropë, festimet e Krishtlindjes u anuluan, ndërsa shumë kryesues fetarë u bënë thirrje besimtarëve të qëndrojnë në shtëpi me familjet e tyre në mënyrë që t’i mbrojnë të tjerët dhe veten nga Kovid-19./MIA