Ish-prokurorja speciale publike Katica Janeva do të vazhdojë ta vuajë arrestin shtëpiak në Gjevgjeli.
Informacioni u kumtua sot në sallën e gjyqit, gjatë seancës e cila u shty, e në të cilën Katica Janeva paditi Boki 13 për xhirime të paautorizuara.
Katica Janeva është në arrest shtëpiak në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, për vendimin e shkallës së parë në të cilën Janeva u dënua me 7 vjet burg.
Seanca për procesin gjyqësor privat u shty sot për shkak të operacionit të fundit të Bojan Jovanovskit.