Katër të vdekur nga të shtënat me armë në Dallas të SHBA-së

TË FUNDIT

Policia në Dallas të SHBA-së ka konfirmuar se katër persona kanë humbur jetën në të shtënat të dielën mbrëma në një apartament, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e policisë së Dallasit thuhet se policia ka ndërhyrë pasi mori informacione.

Theksohet se katër persona kanë humbur jetën në vendngjarje.

Policia njoftoi se ka nisur hetimet lidhur me të shtënat.