Katër persona humbën jetën në një aksident të rëndë komunikacioni i cili ndodhi sot në mëngjes rreth orës pesë në afërsi të Uzhicës, transmetoi Beta.
Të gjitha viktimat humbën jetën në një xhip BMW me targa sllovene, i cili ishte përmbysur në rrugën Uzhicë–Zllatibor në guroren Surduk, disa kilometra nga Uzhica.
Tre burra të rinj kanë ndërruar jetë në vendngjarje, përderisa i katërti me lëndime të rënda është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Uzhicë, ku pas një kohë të shkurtër ka ndërruar jetë.
