Katër persona, një grua dhe tre burra u plagosën në sulmin para Shtëpisë së Bardhë, natën pas zgjedhjeve historike dhe jashtëzakonisht të pasigurta në SHBA, njoftuan mediat amerikane.
Viktimat u goditën me thikë por nuk kishin plagë kërcënuese për jetë, megjithëse të gjithë u transferuan në spital, kumtoi policia e Uashingtonit.
Policia kumtoi se viktimat në sulmin e identifikuan veten si mbështetës të kandidatit republikan Donald Tramp, ndërsa tre afro-amerikanë janë në kërkim.
