Katër persona kanë humbur jetën në Serbi, në një aksident që ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20 në territorin e komunës Irig, në rrugën kryesore Ruma–Irig, ka konfirmuar Ministria e Brendshme për agjencinë Tanjug.
Sipas të dhënave të para, në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një makineri pune, ndërsa shkaku ende nuk dihet.
Numri i saktë i të lënduarve nuk është konfirmuar, por tre persona janë dërguar në spital.
