Deputeti Kastriot Rexhepi në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se vullnetarisht është strehuar gjatë ditës së enjte, përcjell TV21. Rexhepi tha se është kundër zgjedhjeve të reja, dhe se dëshiron që shumica aktuale parlamentare të jetë stabile.
“Me vullnetin tim dhe me vendosmëri u strehova në ditën e votimit për mos-besimin e qeverisë, me qëllim që mos të lejojë që për shkak të valës së rezultateve të zgjedhjeve lokale vendi të na shkojë në drejtim që është në kundërshtim me bindjet e mija ideologjike dhe në kundërshtim me synimin strategjik që na e kanë dhënë qytetarët. U strehova për sigurinë time dhe të familjes time”, tha Rexhepi.
Ai thekson tha se ka qenë e vështir që të vendos të veprojë në kundërshtim me vendimet e partisë së tij, dhe mohoi çfarëdo presioni ndaj tij.
“Betohem në Zot se veprimin që e kam bërë ka qenë për shkak të bindjeve të mija”, tha mes tjerash Rexhepi, duke shtuar se nuk ka pasur presione nga askush, por që është strehuar për çështje sigurie./TV21
