Kastriot Rexhepi për “zhdukjen” e tij para seancës së votëbesimit të Qeverisë: U sulmova nga partitë, të cilat më pas hynë në Qeveri

TË FUNDIT

Deputeti Kastriot Rexhepi në ClickPlus në TV21 thotë se është e mundshme që të kemi skenar bullgar pas zgjedhje, duke kujtuar vitin 2021, kur në mënyrë misterioze është “zhdukur” para seancës, në kuadër të së cilës duhej të votohej votëbesimi i Qeverisë – duhej të rrëzohej Qeveria.

“Unë, në këtë studio në një debat kam thënë se jam i brengosur se mund të shkojmë drejt një skenari bullgar, të cilin nuk do ta dëshiroja. Duke parë disponimin atëherë, ishte e paqartë. E gjithë përbërja që duhej të formonte Qeveri, më pas u dëshmua me pozicionimin e partive. Atëherë u sulmova nga partitë, të cilat më pas një nga një hynë në Qeveri”, tha Rexhepi.