Kasami: Viti 2027 Tetovën do ta gjejë me stadium të ri!

TË FUNDIT

Bilall Kasami ka dalë me premtim të ri për stadiumin e Tetovës.

Në TV21 tha se ai do të jetë gati në vitin 2027.

“Me këtë dinamikë, edhe pse marrëveshja ka qenë për tre vjet, ne besojmë dhe në bazë dinamikave të fundit dhe punëve në terren, ne besojmë se në vitin 2027 Tetovën do ta gjejmë me stadium të ri”, tha Kasami, kandidat i VLEN-it për kryetar të Tetovës.

Ka sqaruar edhe akuzat se po ndërtohet pa leje përkatëse, duke sqaruar se leja është për rikonstruim, pasi tashmë ka objekt aty dhe po ndërtohet nga themeli.

Njoftoi stadiumin do ta ndërtojë komuna e Tetovës, me financat që do t’i sigurojë komuna e Tetovës dhe do të ndërtohet me partneritet me kompaninë private.

“Është kompani e familjes Destani, me një çmim qesharak, do të thotë ndërtojmë stadium nga themeli”, tha Kasami.