Kasami vazhdon takimet me tetovarët, “Maqedonia synon BE-në, ne ende flasim për kanalizime dhe rrugë”

TË FUNDIT

Jemi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa ende flasim për rrugë dhe kanalizime tha kreu i Lëvizjes Besa, njëherazi edhe kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami, gjatë takimit me banorët e lagjes Teqes në Tetovë. Nën sloganin “Me ka krejt” Kasami premton zgjedhjen e problemeve nëse vjen në krye të komunës së Tetovës. Takimet sonte i vazhdojnë në Lagjen Teteks të Tetovës.

 “Një vend anëtar i BE-së flasim ende për ujë të pijshëm 24 orë, të flasësh ende për kanalizim e mbeturina vërtet që është shumë vështirë dhe e pranoj që nuk ndihem mirë që flasim për këto”, u shpreh kandidati për Kryetar të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami.