Kasami uron Bajramin, kërkon të respektohen rekomandimet për mbrojtje shëndetësore

TË FUNDIT

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përmes Facebookut të tij ka uruar për festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë ditë dëshmohet sakrifica, solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit. Në këto kushte të pandemisë, duhet të jemi vigjilent, t’i respektojmë rekomandimet e institucionëve shëndetësore, mbajtjen e maskave si dhe ruajtjen e distancës sociale. Lusim Zotin t’i shpërblejë të gjithë ata që në ditë feste kujtojnë skamnorët dhe ndajnë me ta kafshatën e tyre. Kjo festë le të shërbejë si mesazh i paqes, lirisë dhe i unitetit për të gjithë muslimanët anë e mbanë botës. Urime Kurban Bajramin, mbizotroftë paqja dhe toleranca në familjet tuaja” ka shkruar Kasami.