Kryetari i Lëvizjes BESA, njëherazi edhe kandidat për Tetovën, Bilall Kasami, mbrëmë ka qëndruar në lagjen Gam-Gam në Tetovë, për të cilën tha se është zemra e qytetit, por fatkeqësisht ka mbetur më e ngulfatur në Tetovës, për shkak të infrastrukturës së keqe rrugore dhe probleme të shumta. Ai gjithashtu tha se me 17 tetor, jo vetëm Gam Gami, por e gjithë Tetova do të çlirohet nga ky mjerim që sipas tij e ka kapluar. Kasami sonte do të takojë banorët e lagjes Teqe të Tetovës.
“Fatmirësisht ditët e saj janë të numëruara dhe fatmirësisht më 17 tetor Komuna e Tetovës do të çlirohet dhe ashtu siç thamë në një takim tjetër, tanimë këshilltarët e Lëvizjes Besa nuk do të trokasin në dyer të mbylla për t’u munduar që t’i zgjidhin hallet tuaja, por ata do ta kenë përgjegjësinë si pjesë e pushtetit komunal”, u shpreh Bilall Kasami – kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës.
