Kreu i Besës Bilall Kasami nëpërmjet Click Plus kërkoi nga Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, të sqarojë se si është arratisur ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Ai theksoi se do të presin disa ditë që të sqarohet situata e nëse nuk ndodh do të kërkojnë që Spasovski të sqarohet në Kuvend se si ka ndodhur situata.
“Ne do të presim disa ditë që të sqarohet situata, nëse nuk sqarohet situata sigurisht që do të kërkojmë që Ministri i Punëve të Brendshme të sqarohet në Kuvend se si ka ndodh e gjithë situata dhe të sqarojë opinionin publik se si mundet rastet e tilla të na përsëriten”, tha Kasami në Click Plus.
