Kasami: Jemi në bisedime me partnerët e koalicionit për ndarjen e përgjegjësive edhe në eshalonët e tjerë

TË FUNDIT

Pas takimit me Kryesinë Qendrore të partisë, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para mediave tha se janë duke diskutuar me partnerët e tjerë të koalicionit për ndarjen e përgjegjësive edhe në eshalonët e tjerë.

“Si Lëvizja Besa vazhdojmë të diskutojmë me partnerët e tjetër të koalicionit për ndarjen e përgjegjësive edhe ne eshalonin e tjera dhe javën që vjen do të kemi përgjigje konkrete transparente se cilat do të jenë përgjegjësitë e Lëvizjes Besa në ekzekutiv dhe në eshalonin e tretë”, deklaroi Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.