Kasami i përgjigjet Mickoskit për himnin: S’mund të intonohet në shkolla sepse nuk reflekton realitetin multietnik

TË FUNDIT

“I bëj thirrje ministrit të arsimit që kjo të bëhet politikë shtetërore në të gjitha komunat, pavarësisht se nga cila parti politike vjen kryetari, të këndohet himni maqedonas.”- deklaroi Hristijan Mickoski kryetar i VMRO DPMNE.

Kështu para disa ditëve kryetari i VMRO-DPMNE-së kërkoi që nëpër çdo shkollë të intonohet himni i Maqedonisë së Veriut.
Për këtë është përgjigjur Kryetari i Tetovës Bilall Kasami. Ai tha se për të ndodhur kjo duhet ose të ndryshohet himni i shtetit sepse, i njëjti nuk reflekton realitetin multietnik, ose në komunat shqiptare të intonohet himni shqiptar.

“Ne e dimë që himni i shtetit nuk reflekton realitetin multietnik të shtetit dhe shoqërisë në Maqedoninë e Veriut. Përderisa është ky realitet, atëherë ne kërkojmë, këtë qëndrim e kam dhënë fillimisht si Kryetar I Komunës së Tetovës nuk është që është koordinuar me partitë tjera, atëherë kjo nënkupton që ose duhet të ndërrohet himni i shtetit dhe të respektojë diversitetin kulturor dhe etnik ose nëse vihet vendim që nëse kështu si është të intonohet, atëherë duhet të respektohet përkatësia multietnike e shtetit dhe e shoqërisë.”- deklaroi Bilall Kasami Kryetar I Lëvizjes Besa.

I pyetur nëse do të marrin një iniciativë të tillë për të ndryshuar himnin, Kasami tha se prioritet është të hiqet 20% nga kushtetuta, si term fyes për gjuhën shqipe.