Karl Nehammer sot është betuar si kancelar i ri i Austrisë. Nehammer, anëtar i Partisë Popullore Austriake (OVP), është kancelari i tretë i zgjedhur brenda tre muajve pas skandalit të korrupsionit që përfshiu ish-kancelarin Sebastian Kurz.
Me disa ndryshime në qeveri, ministrat e rinj të financave, arsimit, punëve të brendshme dhe punëve të jashtme po ashtu u betuan gjatë ceremonisë së inaugurimit në Pallatin Hofburg, rezistencën zyrtare të presidentit Alexander Van der Bellen.
Ndërkohë, Alexander Schallenberg, i cili u shkarkua nga posti i kancelarit, u rikthye si ministër i Punëve të Jashtme. Pasi Kurz u largua nga politika javën e kaluar, edhe ministrat e financae dhe arsimit dhanë dorëheqje. Kancelari i atëhershëm, Schallenberg, tha se ai po ashtu është i gatshëm t’ia dorëzojë postin e tij udhëheqësit të ardhshëm të OVP-së.
Ish-kancelarit Kurz dha dorëheqje më 9 tetor pas përfshirjes së tij në një hetim publik për korrupsion, ryshfet dhe shkelje të besimit.
