Kim Kardashian tashmë është shndërruar edhe në një ikonë të stilit. Ylli i reality shoë-t “Keeping up with the Kardashians” e cila në Instagram numëron plot 30 milion ndjekës, është bërë personi që çdo stilist kërkon ta veshë dhe që çdo femër kërkon t’i dijë sekretet e bukurisë
Në veshje ajo preferon një paletë ngjyrash neutrale ose ngjyrat bazë. Ajo rrallë herë guxon me dizenjot apo ngjyrat e forta dhe së fundmi Kim po eksperimenton gjithnjë e më tepër me ngjyrën bezhë që e bën të duket tepër elegante. Ajo madje arrin të kombinojë në perfeksion një veshje njëngjyrëshe, gjë që me siguri e ka arritur nëpërmjet këshillave nga miqtë e saj stilistë, si Olivier Rousteing (stilisti i Balmain) dhe Riccardo Tisci (stilisti i Givenchy).
