Karateistja nga Kosova, Alma Loki në Podgoricë të Malit të Zi ka fituar medaljen e artë në disiplinën e katave, shkruan TV21.
Loki ka shënuar pesë fitore, ndërsa për të artën ka mposhtur serben, Neda Millosheviq.
Për Kosovën kjo është medalja e parë ndërkombëtare e karatesë në disiplinën e katave./TV21
