Karateisti Bore Videvski, ADN-ja e të cilit u gjet te Vanja, mohon të jetë i përfshirë në vrasje

TË FUNDIT

Karateisti i akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes mohon lidhshmëri me rastin, përcjell TV21. Bore Videvski konfirmon se shihet në incizimet në Veles dhe si drejtohet drejt vendit Dupki ku është vrarë Vanja, por thotë se atje kanë organizuar procesion për shpëtimin e emrit të kishës, që të mos ndryshohet në Kisha e Maqedonisë së Veriut.

Ata kanë pasur për qëllim që të mbledhin 150 mijë nënshkrime. Me grupin nuk është njohur më herët, por i ka bashkuar ideja dhe misioni i partisë politike Desna. Paraprakisht i akuzuari Velibor Manev dha dëshmi plotësisht tjetër kur tha se e kanë rrëmbyer për para, ndërsa qëllimi nuk ka qenë që të vrasin njerëz, por t’i mbajnë derisa familjet e tyre nuk paguajnë shumën e kërkuar./tv21.tv