Në zonën Xhiangsja të qytetit kinez Vuhan, ku jetojnë rreth një milion banorë, janë mbyllur përkohësisht disa kompani dhe transporti publik pasi mbrëmë janë regjistruar dy raste të reja me Kovid-19.
Autoritetet në qarkun Xhiangsja shtëpia e më shumë se 900.000 banorëve kumtuan se tre ditë kufizime u vendosën në zonat kryesore urbane nga sot, duke përfshirë ndalimin e ngjarjeve të mëdha publike, restoranteve, vendeve argëtuese publike, tregjeve dhe klinikave të vogla. Linjat e autobusëve dhe metrosë janë gjithashtu të pezulluara.
Autoritetet u kërkuan banorëve të mos largohen nga zona për tre ditët e ardhshme dhe gjithashtu u kërkuan banorëve të tjerë të Vuhan që të shmangin zonën e Xhiangsja.
Vuhan, qytet në Kinën qendrore, është shtëpia e mbi 11 milionë banorëve.
