Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tashmë është sjellë vendim, që për të gjithë personat që vijnë nga pjesa jugore e Afrikës t’i nënshtrohen karantinës 14-ditore.
“Ministria e Shëndetësisë e njofton publikun se Komisioni për sëmundje ngjitëse do të propozojë karantinë shtëpiake për 14 ditë për personat që vijnë nga shtetet afrikane. Deri në këtë moment në vend nuk është detektuar prani e variantit jugoafrikan i virusit. Gjatë ditës së nesërme, MANU do të realizojë analiza për strishot e dy pacientëve pozitivë të cilët erdhën nga Zanzibar”, thonë nga Ministria, transmeton TV21.
Njoftojnë se pacientët tashmë janë hospitalizuar pasi kanë shfaqur simptome të Covid-19./TV21
