Kapet një ngarkesë kokaine në Portin e Tivarit, aksion policor edhe në Shqipëri

TË FUNDIT

Në një aksion të përbashkët të policisë malazeze dhe asaj shqiptare janë arrestuar sot disa persona.

Një sasi e madhe kokaine u sekuestrua në Portin e Tivarit. Kontrolle po kryhen dhe në territorin e Shqipërisë, në afërsi të Tiranës, në një magazinë në pronësi të një prej personave të arrestuar.

Sipas informacioneve të Vijesti, droga është zbuluar në korrik të këtij viti, pasi ngarkesa ka mbërritur në portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit për luftën kundër krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe kolegë nga Shqipëria, vlerësuan se do ta mbanin nën vëzhgim ngarkesën derisa të vinte porositësi për ta marrë, gjë që ndodhi sot, shkruan Vijesti.

error: Content is protected !!