Tetovë TV21 dëshmitar, zbulohen 10 emigrantë në terminalin doganor

TË FUNDIT

Ekipi i TV21 në terminalin doganor të Tetovës, është dëshmitar i një operacioni policor, ku u zbuluan disa emigrantë!

Ata u gjetën në një kamion me targa të Tetovës!

Sipas ekipit dëshmitar të TV21, nga kamioni kanë zbritur afro 10 emigrantë, ndërsa operacioni policor ende po vazhdon.

TV21 mëson nga dëshmitarët tjerë në terminal, se emigrantët u zbuluan “nga zhurma që bënin nga brenda kamionit”!

Policia në vendngjarje nuk konfirmon numrat dhe as pohimet e dëshmitarëve dhënë për TV21, meqë s’kanë përfunduar operacionin.

Nxirren emigrantët nga kamioni me targa të Tetovës

Gepostet von TV21 am Donnerstag, 13. August 2020

(vijojnë informacione shtesë)