Kapet me heroinë dhe kanabis, arrestohet 44-vjeçari

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar, se sot ka arrestuar një 44-vjeçar për shkak se në shtëpinë e tij policët kanë gjetur lëndë narkotike dhe plumba.

“Më 21.07.2021, policia ka arrestuar J.N.(44) nga Gjevgjelia, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 2015 të Kodit Penal. Pasi urdhrit gjyqësor të siguruar paraprakisht, është kryer bastisje në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse ku jeton J.N. në Gjevgjeli, ku janë gjetur dhe marrë letra nga kanabis sativa në fazën e tharjes, makinë për grimcim, 7 pako me heroinë, dy plumba të kalibrit 7.9mm dhe mbjellje të kanabis sativa”, thuhet mes të tjerash në njoftim, transmeton TV21.

Në koordinim me prokurorin publik, kundër J.N. do të shqiptohet kallëzim përkatës.