Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kishin prerë iliegalisht dru në afërsi të fshatit Manishincë të Novobërdës. Sipas Policisë së Kosovës, drurët janë konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy automjetet që besohet se janë përdorë për transport janë konfiskuar nga ana e policisë.
“Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit të pa përshtatshëm ka kërkuar mbështetje edhe nga Njësitit Rajonal për Reagim të Shpejtë. Njësitet policore kanë arritur që të arrestojnë dy persona të dyshuar B.O. (2002) dhe A.O.(2003) me banim në fshatin Llabjan-Novobërdë, të cilët me automjetet e ngarkuara të cilët ishin duke bartur dru, të cilat dyshohet se i kishin prerë në pronën shoqërore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia thotë se është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./21Media
