Kapen barna në vlerë 3000 euro që po hynin ilegalisht nga Serbia

TË FUNDIT

Oficerët doganor kanë arritur që gjatë patrullimit në rrugën Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në hyrje të Vushtrrisë të ndalojnë një veturë Opel Vectra me targa të Republikës së Kosovës e drejtuar nga një shtetas i Kosovës.

Pas kontrollimit detal të veturës dogana thotë se ka zbuluar sasi të konsiderueshme të medikamenteve të ndryshme me origjinë nga Serbia.

“Medikamente dhe vetura janë konfiskuar dhe lidhur me rastin ne fjale është iniciuar kundërvajtje doganore. Vlera totale e mallrave është mbi 3000 euro”, tregon Dogana.

Dogana e Kosovës fton të gjithë qytetarët të lajmërojnë rastet e dyshimta përmes linjës së sigurt në 0800 50 095.