Kaosi i sotëm ne Kuvend, ja çfarë thotë deputeti i vetëm shqiptar ne Serbi

TË FUNDIT

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, e ka quajtur albanofobi përplasjen e grupeve parlamentare serbe sonte në Kuvendin e Serbisë për çështjen e Kosovës. Kamberi akuzon kolegët e vetë serbë se kanë mungesë elementare të sensit për realitetin në Kosovë dhe se janë kthyer në retorika të viteve 90-ta.

“Rrëmujë.
Albanofobi.
Mungesë elementare e sensit për realitetin në Kosovë.
Kështu do të kisha cilësuar seancën e sotme në parlamentin e Serbisë.
Retorika e viteve të 90-ta në skenë.”- shkruan Kamberi