Mundej të vërehej ndonjë autobus me numër 15, 5 dhe 50A në stacionin më frekuentues në qendrën e kryeqytetit. Edhe ata autobus që arrinin ishin të stërmbushur për të marrë të gjithë udhëtarët.
Shkupjanët të revoltuar dhe të nervozuar dhe atmosferën e vlerësuan si sadizëm.
Arsyeja për atë që po qarkullojnë autobusë rrallë është mungesa e naftës. Nga Qyteti i Shkupit gishtin e drejtuan drejt kryeministrit Hristijan Mickoski. Autoritetet e qytetit akuzuan se Byroja për furnizime publike qëllimisht e ka anuluar tenderin për furnizimin e derivateve.
Paraprakisht nga partia në pushtet theksuan se fajtori i vetëm për kaosin e shkaktuar është kryetarja e Shkupit, Arsovska e cila, siç thonë, plotësisht e ka lënë në margjina NQP-në. Në ndërkohë është e sigurt se do të qarkullojnë 25 autobusët që shfrytëzojnë gaz. Marrëveshja e deritanishme për furnizimin e derivateve, që ka skaduar, ishte me kompaninë Pucko Petrol, por jozyrtarisht ata janë në dilemë nëse do të konkurrojnë në tender për shkak se NQP ua ka borxh dhjetëra miliona euro.
