Lufta e Floyd Mayweather me John Gotti III përfundoi me një përleshje të madhe pasi në përfundim të meçit shumë njerëz u futën në ring duke shkaktuar një kaos të madh.
Gjyqtari Kenny Bayliss e ndaloi luftën në raundin e gjashtë, veprim ky që e nervozoi Gottin, i cili më pas sulmoi 46-vjeçarin Mayweather.
Më pas ringu u vërshuan nga anëtarët e ekipeve nga të dyja palët, derisa gjyqtarët provonin ta kontrollonin situatën.
COMPLETE CHAOS at the Floyd Mayweather vs John Gotti III fight 😳 pic.twitter.com/FML12NOO5e
— Overtime (@overtime) June 12, 2023
Situata më pastaj u desh të qetësohej nga policia që kërkuan nga tifozët të largoheshin menjëherë nga salla.
Two guys jumped at #MayweatherGotti fight back. pic.twitter.com/Z5zQbKIlpr
— Boxing Kingdom (@BoxingKingdom14) June 12, 2023
Mayweather u tërhoq në vitin 2017 me një rekord prej 50 fitoreve dhe asnjë humbje, por herë pas here zhvillon lufta ndaj yjeve të këtij sporti duke u shfaqur në Youtube dhe rrjetet tjera sociale.
