Kaos në komunikacionit ajror të SHBA-së, anulohen fluturimet e brendshme

TË FUNDIT

Administrata Federale e Aviacionit, ka ndaluar këtë të mërkurë të gjitha nisjet e fluturimeve të brendshme në të gjithë Shtetet e Bashkuara, kjo pasi sistemi që u siguron pilotëve njoftimet e sigurisë para fluturimit, doli jashtë linje. FAA tha në një deklaratë se kishte urdhëruar linjat ajrore të ndalonin fluturimet disa orë.

“Ne po kryejmë kontrollet përfundimtare të vlefshmërisë dhe po ripopullojmë sistemin tani. Operacionet në të gjithë Sistemin Kombëtar të Hapësirës Ajrore janë prekur. Ne do të ofrojmë përditësime të shpeshta ndërsa bëjmë përparim”, tha FAA.

Sistemi NOTAMS që po përjeton ndërprerjen ofron informacion kritik të funksionimit të sigurisë së fluturimit. Presidenti i SHBA Joe Biden ka urdhëruar një hetim të Departamentit të Transportit (DOT).

Nuk ka asnjë provë të një sulmi kibernetik në këtë pikë, por Presidenti urdhëroi DOT të kryejë një hetim të plotë për shkaqet”, tha sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre.