Gjatë derbit mes Al-Nassr dhe Al-Hilal, ndodhi një incident i rëndë në tribuna, kur tifozë të Al-Nassr, klubit ku luan Cristiano Ronaldo, hynë me forcë nga sektori VIP në tribunën e tifozëve kundërshtarë.
Sipas videove që po qarkullojnë në rrjetet sociale, situata në një moment dukej më shumë si një përleshje rrugësh sesa si incident në një ndeshje futbolli, pasi disa tifozë shiheshin duke tundur shkopinj dhe duke shkaktuar kaos mes të pranishmëve.
🇸🇦 Saudi derbies are on another level.
— Mario Nawfal (@MarioNawfal) May 12, 2026
Al-Nassr fans (the Cristiano Ronaldo side) stormed into Al-Hilal’s own VIP section during the match and started swinging sticks like it was a street fight.
Forget 90 minutes on the pitch, the real entertainment was in the stands.
Saudi… pic.twitter.com/VKtPxVhl4c
Edhe pse në fushë u zhvillua një duel i fortë mes dy rivalëve të mëdhenj, duket se drama e vërtetë ndodhi në tribuna.
Në vitet e fundit, liga profesionale saudite ka tërhequr vëmendjen e publikut botëror me ardhjen e shumë yjeve të futbollit, por incidente të tilla rikthejnë sërish në fokus çështjen e sigurisë në stadiume.
Kujtojmë se derbi përfundoi me rezultatin 1-1, ndërsa kampioni i Arabisë Saudite do të vendoset vetëm pas xhiros së fundit.
