Deputetët e shumicës dhe opozitës e rikthyen të mërkurën Kuvendin e Armenisë në një arenë përleshjesh fizike, që pasuan përplasjet me fjalë e trup të një dite më parë.
Incidenti ka ndodhur derisa në foltore ishte deputeti i partisë qeveritare “Marrëveshje civile” Ajk Sarkisjan, i cili e ka kritikuar punën e ministrave të mëparshëm të mbrojtjes.
Pas debatit verbal, drejt tij u hodh një shishe plastike, ndërsa deputeti i është kundërpërgjigjur në të njëjtën mënyrë.
