Kanita publikon këngën e re

TË FUNDIT

Këngëtarja Kanita Suma, ka publikuar projektin më të ri të titulluar “Serenata Mexicana” në bashkëpunim me HAVANA.

Ky projekt është shoqëruar me videoklip, gjithashtu për tekstin u përkujdes Alexandra Tirtirau dhe Raul Eregep.

Ndërsa, muzika është realizuar nga Seniuc Sorin Adrian dhe Chirinciuc Ion.

Këngëtarja 20 vjeçare e cila njihet për zërin e saj unik, në këtë projekt befasoi me një paraqitje më ndryshe.

Gjithashtu, kënga është e tëra në gjuhën angleze.

Kanita numëron disa bashkëpunime shumë të suksesshme siç është ai me Lindon Berishën “Stranger”, Kanita x YAAR “JALE”, Kanita x Valza “Hala”.

E fundit nga artistja është “Mos m’harro” e cila u mirëprit nga publiku, ku edhe mblodhi mbi 500 mijë shikime në Youtube./21Media

MARKETING I PAGUAR POLITIK