“Kangë Muzgu” – publikohet nga Petrit Çarkaxhiu

TË FUNDIT

Petrit Çarkaxhiu ka publikuar projektin më të ri, këngën “Kangë Muzgu”, përcjell TV21.

Tashmë edhe siç janë bërë imazh karakteristik i tij, kënga është e lehtë dhe përmban një tekst përshpirtshmërie.

Bashkë me videoklipin, në YT tashmë gjendet edhe teksti i plotë.

“KANGË MUZGU”

Në mal
Bora ka fillu me u shkri
Lumi po rrëmben çdo gja
T’rrëmbeu edhe ty

Në verë
Lumi n’det kur t’jetë përzi
Edhe deti n’re t’jetë kthy
Athu me shiun vjen ti

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijëra lule vjollce veç me ty gufojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket prej gërmadhave që i le ti

Në muzg
Dielli kur t’ketë perendu
E në lagje s’ndihet za
Loja e fëmijve t’ketë pushu

Do t’kujtoj
Nji vegim ma ke tregu
Per nji dritë të re plot jetë
N’prehën tandin tuj këndu

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijëra lule vjollce veç me ty gufojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket prej gërmadhave që i le ti

Pa ty
Mijëra vjet nuk çelin lulet
Mijra ngjyra lulesh veç me ty jetojnë në këtë shkretinë

Pa ty
Nata me miliona yje
Krejt e zbrazët duket kur në bahqen tonë nuk këndon ti